Një numër i madh i gazetarëve të Tiranës kanë dalë në protestë mbasditen e kësaj të hëne para Kryeministrisë.
Ata janë solidarizuar me kolegun e tyre Klevi Muka, pasi gjatë një konference për shtyp me gazetarë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i tha Mukës se nuk lejohet të marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër për shtyp të Kryeministrit për tre muajt e ardhshëm dhe se duhet të dërgohet në “riedukim”.
Disa prej tyre kanë vendosur ngjitës të zi në gojë në formë simbolike, ndërkohë që në mbështetje te gazetarëve kanë ardhur dhe banorë të “5 majit”, apo dhe të “Kodres së Priftit”.
Në proteste nuk mungon as kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër Cipa.