-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat e Kryemadhit, reagon kompania e inceneratorëve: Shpifje dashakeqe

Kryesoret

Kompania e inceneratorëve Integrated Energy BV SPV ka reaguar pas deklaratave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, spër mashtrim me skemën e TVSH-së.

Kompania Integrated Energy BV SPV i vlerëson si mashtrime dashakeqe akuzat e ngritura nga Kryemadhi.

“Ditën e djeshme opinioni publik ra preh e dizinformimit të qëllimshëm, me akuzat e hedhura kundrejt Shoqërisë tonë nga kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) Znj. Monika Kryemadhi. Sipas saj një skemë mashtrimi me TVSH, e disa kompanive fiktive që kanë operuar në Shqipëri ka përfshirë Integrated Energy BV SPV (IEBV). Po sipas saj këto kompani kanë pasur marrëdhënie tregtare me Shoqërinë Koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila ndërton dhe menaxhon Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë.

Në interes të publikut deklarojmë se:

IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona.

Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV.

Dokumentet dhe e vërteta janë të aksesueshme. Investimi dhe puna e përditshme po ashtu. Ne refuzojmë  çdo shpifje, hamendje, apo dashakeqësi që keqinformon publikun për qëllime politike apo çfarëdo qëllimi tjetër.

Ftojmë mediat të  vijnë pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve,  jemi të hapur për çdo sqarim dhe të gatshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit