-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krisje totale Tare-Lotito, zbulohet personi që u fut në mes

Kryesoret

Nuk mjaftoi as prezantimi i fanellave të reja, festa që u bë në sheshin e kryeqytetit, që mes Lotitos dhe Igli Tares të vendosej paqja. Jo vetëm që palët nuk u afruan por mbajtën një distancë të dukshme që konfirmon edhe një herë se mes tyre ka një krisje të thellë.

Në fakt, prej disa kohësh mes palëve mungon qetësia, se për “dashuri” nuk bëhet fjalë, një ftohje që nisi që në momentin kur Lotito vendosi veton për të konfirmuar Sarrin në krye të ekipit. Sarri është një pikë kyçe në këtë marrëdhënie të drejtorit sportiv me presidentin, në çdo rast që i jep, Sarri nuk harron të thumbojë Taren.

Edhe mbrëmjen e djeshme, gjatë festës, Sarri dhe stafi i tij ishin mungesa e madhe. U fol se trajneri dhe stafi i tij po kujdeseshin për detajet e fundit të grumbullimit, por sipas mediave italiane, mungesa e tyre ishte shenjë revolte për një merkato shumë të zbehtë.

Si të mos mjaftojë çështja Sarri, së fundmi Lotito zgjodhi Angelo Fabianin si koordinator i ekipet të rinjve dhe ekipet të femrave, vendim ky që nuk është pritur mirë nga Tare. Kjo situatë e krijuar ka bërë që Igli Tare te mendojë seriozisht largimin, fundja për të nuk mungojnë ofertat. Gjithnjë sipas mediave italiane, kjo pritet të jetë një verë e nxehtë e me shumë zhvillime në shtëpinë e Lazio-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit