Igli Tare është larguar nga drejtimi sportiv i Milanit, së bashku me ndryshime të tjera të rëndësishme në strukturën drejtuese dhe stafin teknik të klubit italian.
Sipas mediave sportive, vendimi vjen pas një sezoni të vështirë për Milanin, i cili nuk arriti objektivat kryesorë dhe mbeti jashtë zonës së Champions League, duke sjellë reagime të forta brenda klubit.
Raportohet se Tare është paraqitur në ambientet e “Casa Milan” për të tërhequr sendet e tij personale, ku është parë duke marrë edhe një fanellë të klubit. Mediat italiane kanë publikuar gjithashtu pamje të largimit të tij nga zyrat e klubit.
“E kam bërë të gjithë këtë gjithmonë me një sakrificë të madhe”, mësohet të ketë deklaruar Tare në një koment të shkurtër pas zhvillimeve të fundit.









