Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur në SPAK, ku sipas raportimeve i është komunikuar se ndodhet nën hetim për veprën penale të pastrimit të parave.
Burime paraprake bëjnë me dije se çështja mund të lidhet me dosjen “Balluku”.
Pas rreth pesë orë e gjysmë në Prokurorinë e Posaçme, Tare u largua pa dhënë deklarata për mediat.









