Florian Gjoka është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Lezhës për plagosjen e Martin Prengës, 51 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të premtes ku në Fan të Mirditës. Mbi Gjokën rëndon akuza e “vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë”.
Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit mes 51-vjeçarit dhe Gjokës.









