-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pleqtë “milionerë”/ Murrizi: Ju “jeni” oligarkë dhe peshkaqenë të korrupsionit

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi e komenton me nota ironie situatën, sipas tij tragjike ku ndodhet sot drejtësia shqiptare pas zbulimit të skemës së vjedhjes përmes inceneratorëve, që publikoi dje dhe sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mes 24 kompanive fantazmë që ishin hapur për të bërë evazion fiskal, dy rezultojnë në emër të dy të moshuarve, njëri prej tyre në azil, që madje i kishin marrë edhe pensionin.

“Fale ” punes” dhe “ luftes” pa kompromis te drejtoris se pastrimit te parave dhe elvis koçit si zagar qe lihte me porosi te ati qe e kishte sjell aty me “ klering” per ti punesuar bashkeshorten ne bordin e bankes, u zbuluan dy “ trafikant” qe benin pastrim parash

I Nderuar Z Thanas dhe E Nderuar Zj Haxhire!

Ju ” keni” te gjithe pergjegjesin penale, ligjore, politike dhe morale qe Shqiperia nuk po antaresohet ne BE

Ju “ jeni” modeli i korrupsionit dhe tani e kuptuam qe raporti vjetor i DASH-it edhe pse eshte kopi 5 dhe shkruan te njenjtat gjera, kur thote qe korrupsioni eshte i shtrire ne menyre kapilare ne çdo qelize te qeveris e paska patur fjalen posaçerisht per Ju

Ju “jeni” prehu me i madh i drejtesis se re te drejtuar nga enveriste te vjeter dhe tani kuptuam qe per ke e paskan patur fjalen baballaret dhe mamallarkat e kesaj drejtesie kur thonin po behet per peshq te mëdhenj

Ju “ jeni” peshkaqen te kamufluar te korrupsionit galopant 30 vjeçar, prandaj Shqiperia vuan ne fukarallik

Ehhhh sa te mbuluar paskeni qene Z Thanas dhe Zj Haxhire!!!

Bile kur shoh moshen Tuaj (dhe uroj te rroni mbi 100 vjeç )per te “ gezuar” pasurin marramendese qe keni, po dyshoj shume qe Ju mund te keni qene edhe poliagjente qysh gjate luftes por qe ja keni hedhur partise dhe sigurimit te shtetit ne ate kohe por “ deshtuat” me ne fund sot kur ish hetuesit e asaj kohe kane mare ne dore frenat e drejtesise se “ re” qe Shqiptaret me te drejte e quajne drejtesia e peshkatareve qe gjuajn per peshq e kapin lesht

Ju Z Thanas dhe Ju Zj Haxhire duhet te merni statusin e te penduarit dhe te tregoni shoket dhe bashkepunetoret Tuaj, por te mos mashtroni si disa kriminel ordiner qe jane bere vipa mediash pasi kane vrare me pagese

Ju duhet te tregoni patjeter lidhjet qe keni me Bektashin, i maskuar si autokombanjer ne nje fshat te Kuçoves

Duhet te tregoni, te pranoni dhe te deklaroni me sinqeritet qe kreu i ketij “ grupi” eshte pikerisht Prof Dr Edvin Prifti qe partia te godas pa meshire kokat kryesore te korrupsionit qe kane grabitur per 30 vjet mbi 25 miliard euro nga tenderat e konçensionet

I Nderuar Z Thanas dhe E Nderuar Zj Haxhire

Jeta Juaj nga mbreme e ne vazhdim eshte ne “rrezik te madh”

Ju rrezikoni tu “ rrembejne” me force element te botes se krimit ordiner

Ju “ rrezikoni” te jeni “ viktima” te dhunes se te afermeve Tuaj se kush ju do me fort e kush do ju rrij me afer e me ngrohte

Ehhhh sa vajza dhe djem qe kane aplikuar per llotari apo presin kontrate pune nga Gjermania,ju enderrojne tu kene per vjerrë apo vjerr ne shtepi ne keto dy dit pasi u zbuluat se keni bere nje jete te dyfishte gjate kesaj kohe

Po si more Z Thanas paske qene “ oligark” dhe merje pension????

Po Ju Zj Haxhire nje “ miloniere” ne euro dhe demtonit ekonomine socialiste dy here ,bile sepse mernit pension dhe qendronit ne azile????

Ju Te Nderuar Z Thanas dhe Zj Haxhire “ meritoni” denimin me te rende qe parashikon kodi penal ,sepse keni “ tallur” edhe trapin me miletin duke u “ hequr” si fukarenj

Zoti Ju ruajt dhe miqesisht Ju keshilloj qe keto dite ruhuni se jeni dy PLEQT me te rrezikuar ne Shqiperi, derisa te zbulohen antare te tjere te aziles se Pleqve qe “kane “ miliona euro si Ju e hiqen si pleq te varfer e te braktisur” shkruan Murrizi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit