Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e djeshme në Shkodër. Një i riu qëlloi me armë në drejtim të disa fëmijëve në lagjen “Qemal Stafa”.
Të miturit kanë pikasur sjelljen e dyshimit të të riut dhe në momentin që ky i fundit ka nxjerr pistoletën ata janë larguar me vrap.
Nga sulmi fatmirësisht nuk pati të lënduar, plumbi përfundoi në vetratën e lokalit siç duket dhe në foto.
Mësohet se autori ka përdorur biçikletën për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po me biçikletë është larguar sërish, policia po punon për kapjen e tij.