Prej tre ditësh po vazhdon protesta në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare.
Protestuesit në Shkup kundërshtojnë propozimin e Macronit për heqjen e vetos bullgare, pasi pretendojnë se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk njeh as gjuhën e as historinë maqedonase, dhe kërkojnë që ai të refuzohet nga ekzekutivi, ndërkohë që kryeministri Dimitar Kovaçevski, e ka përshkruar si “bazë të fortë për ndërtimin e një qëndrimi për mundësi të hapjes së shtetit tonë”.
Gjatë protestave nuk munguan këngët patriotike me thirrjen Ultimatum- Jo, faleminderit.