-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ultimatum, jo faleminderit”, protesta të dhunshme në Shkup kundër propozimit francez

Kryesoret

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta të dhunshme u regjistruan pasditen e së martës në Maqedoninë e Veriut, kundër pranimit të propozimit francez nga ana e qeverisë që do të çonte në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Mijëra njerëz, kryesisht mbështetës të opozitës e nisën protestën përpara godinës së qeverisë duke hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta, por masat e sigurisë ishin shumë të forta dhe protestuesit vijuan më tej.

Ata ndaluan përpara ndërtesës së Ministrisë së Jashtme, ku mundën të thyenin disa nga xhamat e ndërtesës. Raportohet se ka pasur dhe përplasje me policinë, ku 4 efektivë u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në drejtim të godinës së MPJ në shtetin fqinj janë hedhur mjete piroteknike, sende të forta si dhe letra higjienike. Protestuesit janë ndaluar edhe para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në protestën që po vazhdon edhe në orët e mbrëmjes së 5 korrikut.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski bëri thirrje për protesta të qeta dhe demokratike duke nënvizuar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe këtë të drejtë askush nuk guxon tua mohojë.

Kjo është dita e katërt që në Shkup po mbahet protesta me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, ai bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit