Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në lidhje me protestën që do të zhvillojë nesër.
Berisha ka treguar për librin që po promovohet, “Shqipëria në rrezik”. Ndërkohë që në sallë janë vendosur pankartat që do të përdoren për nesër gjatë protestës.
Mësohet se në libër janë përmbledhur të gjitha sfidat e Shqipërisë që është përballur Shoqëria Civile.
“Ky libër është një homazh për kauzat dhe aktivistët e Shoqërisë Civile, të cilët në kushte shumë të vështira i kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza, por nga ana tjetër është dhe një mesazh thirrje për të gjithë qytetarët që ti bashkohen këtyre kauzave.
Këto kauza kanë një emërues të përbashkët mbrojtjen dhe lirinë të shqiptarëve,” është shprehur ai.