-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Droga si biznes familjar në Fier, hashash, kokainë dhe armë

Kryesoret

Në Fier, droga ishte kthyer në biznes familjar. Policia bëri të mundur arrestimin e Selman Gropës, babanë e dy djemve, ku në shtëpinë e tyre u gjendën kanabis dhe kokainë.

Po ashtu janë gjendur dhe armë gjahu si dhe fishekë.
“Sekuestrohen 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje dhe 1448 fara kanabis. Asgjësohen fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike, që ishin kultivuar në afërsi të dy banesave të ndryshme.
Gjithashtu sekuestrohen 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.
Vihet në pranga pronari i njërës nga banesat, shpallen në kërkim 2 djemtë e tij,” ka njoftuar policia.
Një tjetër e afërme e familjes Gropa ka rënë në pranga, pasi iu gjend një parcelë kanabis.

“Në vijim të kontrollit të territorit, në zonën ku po zhvillohej operacioni, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases Valentina Gropa, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kanabis. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetases Valentina Gropa, 54 vjeçe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, shkruhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit