Presidenti i KiE, Charles Michel, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut t’i japi fund mosmarrëveshjeve me Bullgarin dhe të pranojë propozimin e Francës.
Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut do i hapi rrugë integrimit të saj në BE.
Nga ana tjetër në Shkup kanë plasur protesta për mos pranimin e zgjidhjes së dhëna nga Franca.
Mijëra njerëz, kryesisht mbështetës të opozitës e nisën protestën përpara godinës së qeverisë duke hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta, por masat e sigurisë ishin shumë të forta dhe protestuesit vijuan më tej.
Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, ai bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.