Edi Rama nuk do të jetë në zyrë nesër kur opozita të protestojë poshtë Kryeministrisë.
Kreu i qeverisë pritet që të jetë në ceremoninë e hapjes së “Bypass”-it të Vlorës, që do të jetë i kalueshëm për automjetet në të 28.8 km e tij nga pasditja e të enjtes.
Ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet në orën 19:00 të ditës së enjte ku i pranishëm do të jete dhe kryeministri Rama, pra në të njëjtën ditë dhe orë të protestës.
Pak ditë më parë Sali Berisha e sfidoi që të qëndronte në zyrë, por Edi Rama duket se ka vendosur të largohet nga selia.