Spitali rajonal i Fierit është përfshirë nga flakët paraditen e së mërkurës.
Pacientët e personeli kanë dalë jashtë të tmerruar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Mësohet se zjarri ka rënë në sallën e grafisë. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.