-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komiteti i Ekspertëve, Tomini: Janë rritur ndjeshëm rastet, por edhe shtrimet në spital

Kryesoret

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus, këtë të mërkurë u mblodh edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Eugena Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, u shpreh se, mbështetur në të dhënat epidemiologjike, po paraqitet një trend në rritjen e rasteve pozitive. Ky trend pasqyrohet edhe në rritje të rasteve që kërkon trajtim spitalor.

Ndërkohë Silva Bino theksoi se mjeti kryesor për parandalimin e infeksionit është vaksinimi, i cili ka rënë në muajt e fundit.

“Vaksinimi është një mjet i rëndësishëm në parandalimin e formave të rënda, luan rol edhe në parandalimin e sëmundjes dhe është tepër i rëndësishëm në këtë periudhë që jemi. Vaksinimi me dozë të tretë ka shënuar një rritje të lehtë”, tha Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit