Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se duke qenë se në në seancën e nesërme të Parlamentit do të diskutohet një projekt-rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, PD ka prezantuar 4 amendamente.
“Nesër në Parlamentin e Shqipërisë do të diskutohet një projekt-rezolutë për genocidin serb në Srebrenicë.
Në emër të PD kemi prezantuar 4 amendamente, pa të cilat kjo rezolutë është e paplotë. Së pari, duhet të dënojmë genocidin serb në Srebrenicë; duhet të njohim shkeljet e të drejtave të njeriut; duhet të njohim masakrën që ushtria serbe ka kryer në Srebrenicë, por njëkohësisht vrasjen dhe masakrimin e 8000 civilëve.
Unë besoj që është në lartësinë e Parlamentit të Shqipërisë të ngrihet në të njëjtin nivel me atë të Kosovës dhe të Malit të Zi, që i kanë dënuar krimet serbe në Srebrenicë. Pa këto, çdo miratim tjetër është thjeshtë një letër rutinë e cila nuk ka asnjë vlerë as për memorien historike, por njëkohësisht as për përkujtimin e këtyre viktimave”, është shprehur Tabaku.