Gazetari Kastriot Myftaraj i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme.
Në kushte të rënda psikologjike si pasojë një sëmundje të rëndë, Myftaraj 60-vjeç u hodh nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” rreth orës 12:55.
Pavarësisht ndërhyrjes me shpejtësi të banorëve të lagjes për t’i dhënë ndihmë, Kastriot Myftaraj ndërroi jetë në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.