Ish-Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe ish-Presidenti i UEFA-s e zv/president i FIFA Michel Platini, janë shpallur të pafajshëm lidhur me akuzat për mashtrim. Gjyqi ndaj tyre është zhvilluar në Zvicër.
Ata u akuzuan për një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane e bërë nga Blatter për Platini në vitin 2011.
Të dy kishin mohuar akuzat dhe thanë se transferimi i parave ishte një pagesë e vonuar për punën këshilluese të Platini për FIFA-n.
“Nuk jam i pafajshëm në jetën time, por në këtë rast jam”, tha Blatter pasi mbërriti në gjykatë.
Blatter dhe Platini u përjashtuan nga futbolli në vitin 2015.