Kërcënimi që Sali Berisha i bëri dje Edi Ramës duke i thënë se “e ka armik” është kritikuar nga një pjesë e shoqërisë, pasi ishte radikale. Por kryetari i PD-së, thotë se nuk ka asgjë personale.
“Unë nuk kam asgjë personale. E kam pasur. DASH tha se Rama çoi raporte që nuk janë publikuar në Shqipëri. Nuk kam thënë është armik përse ka shpifur. Kurse ky të vjedh votën, është armik i lirisë. Kjo është ajo që unë kam thënë” tha ai.
Ende nuk ka asnjë reagim nga Edi Rama për tubimin, si e komenton Berisha? “Dje protesta ia dau frymën. Dhe kjo ka dy mënyra. Kur themi protesta e la pa fjalë dhe tekst, do të thotë e mahniti.
Kur themi ia dau frymën, do të thotë e tmerroi. Shiheni pak, kishte dalë në një nga këto anësoret e rrugës dhe cfarë thoshte? Dëgjojeni vetë monologun e tij. Kaluan amerikanët dhe u mahnitën nga rruga (qesh).
Rruga 10 metra e gjërë. (Qesh). Nuk kishin parë rrugë si kjo, se cfarë kishte ajo rrugë për t’u mahnitur vetëm ai e di” tha ai.