-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxhës s’i ikën inati: Mos u lutni për shpirtin e Kastriot Myftarajt, do ju bëj “block”

Kryesoret

Hoxha i xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja kishte një reagim të ashpër pas vetëvrasjes së gazetarit Kastriot Myftaraj. Ai kërkon që askush të lutet për të dhe thotë se të gjithë lëpirësit që merren me Kuranin do kenë fatin e tij.

“I mbeti ëndrra pa realizuar… Lajm i darkës së Arafatit quhet ky…

Zotin e kam dëshmitar që e besoja se do jetë shembull për tallësit me fenë para tij.

Ky ka bërë thirrje për gjenocid ndaj muslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?!

Madje ligjëronte çdo lloj forme spastrimi ndaj tyre… Madje kishte kallëzuar Kuranin në prokurori…

Nuk lejohet të shahet i vdekuri prandaj mbajeni veten se tregon mungesë niveli por mund të bëni dua alejhi!

Ej se mos lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se do pësojë, BLOCK!

Paralajmërim kam frikë se edhe “Lëpirsi” që merret me Kuranin do të ketë të njëjtin fat”, shkruan ai.

Kastriot Myftaraj, sipas policisë u vetëhodh dje nga ballkoni i katit të katërt të pallatit në kushte të vështirë psikologjike, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit