-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha njofton hapin e dytë pas protestës: Misionarët në shesh

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat nga selia blu, një ditë pas protestës u shpreh se misioni vazhdon dhe njerëzit do të rikthehen sërish në shesh kundër Edi Ramës, të cilit i kërkoi të largohet nga pushteti. Në verë apo vjeshtë, ai nuk e specifikoi se kur do të jetë tubimi i dytë.

Protesta me përmasat, frymën dhe mesazhin tejkalon në këto 30 vite cdo protestë tjetër. Mbrëmë në bulevard të gjithë ata, që erdhën nga cdo lagje dhe skaj i Tiranës dhe Shqipërisë nuk ishin aty për Sali Berishën.

Ishin të gjithë misionarë. Në këtë aspekt, forca e një tubimi madhështor të tillë nuk është e jashtëzakonshme, por nukleare. Njerëzore nukleare.

Sot shqiptarëve në këtë udhëkryq…nuk del kush në kulmin e vapës, në një korrik të paparë, të protestojë pse thërret një njeri. Të gjithë i thërriste vendi.

Dheu i tyre. Data 7 do të shënohet në memorien e kohës dhe revolucionit si një datë historike, ku shqiptarët befasuan kombin dhe botën.

Dy gjëra nga ajo protestë dua t’ju them; qytetarët, do të më thoshte një mik i imi, tha se më bëri përshtypje, i thonin njëri tjetrit, sa mirë ke bërë që ke dalë.

Pra e ndjenin detyrë madhore. Dhe e dyta, absolutisht, secili është larguar me bindjen për t’u kthyer përsëri. Misioni nuk ndërpritet. Edi Rama të japë dorëheqjen tani” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit