Dy vite pasi djali i tyre, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u nis për në gjykatën e Hagës, prindërit e tij kanë shkuar për ta vizituar.
Mediat kosovare kanë qenë ato që kanë publikuar imazhet nga vizita e pazakontë.
Dy të moshuarit dhe anëtarë të tjerë të familjes Thaçi shihen duke hyrë në qendrën e paraburgimit, ku ndodhet Thaçi dhe ish-komandantët e tjerë të UÇK-së.
Takimi i fundit i tyre ka qenë më 5 nëntor të vitit 2020.