Një grup kriminal ku ishin të përfshirë edhe shqiptarë, u godit nga autoritetet greke për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Tre persona janë arrestuar nga policia ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata kishin marrë me qira një vilë në zonën e Mykonos, ku mbanin lëndën narkotike.
Policia ka ndërhyrë me dron për të lokalizuar vendndodhjen e 3 personave përpara se të mësynin në vilë dhe t’i arrestonin.
Sipas policisë greke, kreu i këtij grupi ishte një shqiptar i cili është liruar me kusht në vitin 2018.
Ndaj tij rëndonin disa dënime që në tërësi shkonin në 47 vite heqje lirie për veprat penale, tentativë vrasje, plagosje e rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe arratisje nga burgu.
Shqiptari bënte të mundur furnizimin me drogë të cilën e siguronte në Hagë të Holandës dhe e transportonte drejt Greqisë.
Gjatë operacionit të policisë greke, në vilë u sekuestruan 437 tableta ekstazi, 219 gramë kokainë, 270.9 gram kanabis si dhe disa doza të tjera drogërash sintetike.
Pas kontrolleve, atyre u janë gjetur dhe sekuestruar:
437 tableta narkotike XTC me ilustrim kafke
Tableta XTC të grimcuara në peshë pluhur -91,8- gram.
72 gram lëndë narkotike 2 c – b .
219,8 gram kokainë
270,9 gram metamfetaminë kristal (MDMA)
155,7 gram kanabis të papërpunuar
Peshore elektronike precize
Motoçikleta me dy rrota, e cila përdorej si mjet për transportin e drogës
Tre telefona celularë
Shuma prej 2370 euro