Shqipëria është përfshirë këtë të premte nga moti i keq me erë, reshje shiu dhe stuhi.
Kushtet e këqija atmosferike kanë bërë që turistët të largohen me shpejtësi nga plazhi.
Në Vlorë, por edhe pjesën tjetër të vijës bregdetare pushuesit janë larguar nga deti. Pronarët kanë mbyllur çadrat dhe shezlongët.
I gjithë vendi, përfshirë Tiranën është përfshirë nga moti i keq.