Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Njëri prej tyre është përgjegjësi i punimeve në një qendër tregtare, pasi duke punuar dy të mitur 16 dhe 17 vjeç kanë rënë nga lartësia. Fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin Enriko Deliu, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka revokuar dënimin e mëparshëm alternativ të caktuar për këtë shtetas, më datë 05.12.2017, dhe i ka caktuar 40-vjeçarit, dënimin me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
– F. H., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. R., 76 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– A. J., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F. B., 33 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 25 vjeç. Shtetasi E. M., pas mjekimit në spital, është larguar në banesë.
—
Më datë 08.07.2022, shtetasja P. D., 52 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja D. D., 21 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj” mbyllet njoftimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.