Stuhitë dhe moti i keq kanë përfshirë Greqinë këtë fundjavë. Rrugët e qytetit të Selanikut janë mbushur plot me ujë.
Mediat greke raportojnë se ka pasur përmbytje në disa qytete jo vetëm në Selanik. Lumenjtë e rrëmbyeshëm janë derdhur nga shtrati.
Si pasojë e stuhisë mijëra pemë janë rrëzuar, dhe shumë makina kanë përfunduar duke “notuar” në ujë.
Gjithashtu është ndërprerë edhe energjia elektrike.