Një restorant është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në plazhin e Durrësit.
Bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes. Grupi i punës po heton shkaqet e zjarrit që ka përfshirë këtë restorant.