Një turist gjerman, 73-vjeçar është raportuar i humbur në Karaburun.
Banorët e zonës kanë treguar se si ishte nisur nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij që në orët e para të ditës së shtunë, por edhe pse kanë kaluar 24 orë ende nuk ka asnjë gjurmë nga ai.
Ai kishte hedhur një foto në rrjete sociale të vendit ku kishte qenë dhe 10 forca policie së bashku me ADZM janë duke shkuar në atë zonë.