-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Spanjë, 14 “skifterë” në pranga

Kryesoret

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke vendosur në pranga 14 persona. Banda kishte ngritur plantacione të shumta të kultivimit të marijuanës në disa qytete të Spanjës ku kishte punësuar shqiptarë.  Grupi kriminal vepronte më shumë në zonën e Camp de Tarragona, ku u kryen nëntë kontrolle në ndërtesa industriale dhe shtëpitë përreth.

Të arrestuarit janë të moshës 20 deri në 51 vjeç  dhe akuzohen për kultivimin, trafik droge dhe krime kundër shëndetit publik. Hetimi për këtë rast, ka nisur në fund të vitit të kaluar ndaj një grupi personash që kultivonin dhe shpërndanin sasi të mëdha marijuanë.

Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman” , u konstatua se drejtuesit e bandës shqiptarë përdornin bashkatdhetarët e tyre për t’u kujdesur dhe monitoruar plantacionet në ndërtesat të ndryshme apo shtëpi një familjare që ndodheshin në zona gati të izoluara dhe me pak lëvizje.

Policia gjeti gjashtë ndërtesa në të cilat grupi kishte plantacione marijuane. Ata arrinin të mblidhnin katër ose pesë kultura në vit për të cilat bënin vidhin edhe energjinë elektrike për të shmangur pagesën e faturave të kripura.

Në 9 kontrollet e policisë u vendosën në pranga 12 persona dhe më pas dy të tjerë.

Mes të arrestuarve ishte edhe një person që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Shqiptarët kishin ngritur plantacionet e drogës në komunat si Tarragona, Querol, Vic, l’Ametlla de Mar, Vandellòs dhe l’Hospitalet de l’Infant dhe Mont-roig del Camp.

Në total janë sekuestruar mbi 2600 bimë marijuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje, 21 mijë euro cash si dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës.

Gjykata vendosi të lërë në burg 5 prej nga 14 të arrestuarit ndërsa për pjesën tjetër është vendosur lirim me kusht, heqjen e pasaportës dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit