-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperatura deri në 43 gradë, “digjet” Europa

Kryesoret

Spanja po përjeton valën e dytë të të nxehtit këtë vit, me temperature që në disa rajone arrijnë deri në 43 gradë Celsius.about:blank

Dielli i ngrohtë i verës, i kombinuar me një front ajri të nxehtë nga Afrika e Veriut, kanë bërë që temperaturat të rriten, thanë të dielën parashikuesit e meteorologjisë shtetërore AEMET dhe vala e të nxehtit mund të zgjasë deri më 14 korrik.

Temperatura më e lartë e regjistruar të dielën ishte 43 gradë Celsius nga lumi Guadalquivir pranë Seviljes në Spanjën jugore dhe në Badajoz, drejt perëndimit të vendit, thanë sinoptikanët.

Në qershor, spanjollët përballuan valën më të hershme të të nxehtit që nga viti 1981, sipas AEMET, me temperatura që tejkalonin 40 gradë në pjesën qendrore dhe jugore të Spanjës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit