-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Pjesëmarrjen as unë nuk e parashikova, më e madhja pas “Nano IK”

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”.

I pyetur në nisje të emisionit nëse protesta e 7 korrikut ishte organizimi i një akti force përballë vetë Partisë Demokratike, Berisha tha se qëllimi i vetëm ishte Edi Rama.

Ai vlerësoi maksimalisht pjesëmarrjen në tubimin përpara Kryeministrisë duke theksuar se nuk i priste aq mbështetës në shesh, dhe për më tepër atë nivel pjesëmarrje nga rinia e vendit.

“S’kishte të bënte në mënyrë absolute me askënd tjetër, përveçse Edi Ramën. mendoj se si protestë ishte pa dyshim jashtë parashikimeve të mia, sepse koha në të cilën e thirra, në kushtet më të vështira që kam thirr ndonjëherë protestë, por koha kushtet duhet t’i pranojë nuk duhet t’i shmangë. Edhe po të vinte gjysma e tyre unë do t’i përulesha me nderim më të madh,. Aty erdhën ndoshta në protestën më të madhe në 30 vite. Unë dy mbaj mend më të mëdha. Mbaj mend të dytën “Nano ik” dhe këtë. Kësaj here edhe sot më kanë ardhur njerëz në zyrë dhe më kanë thënë ne ishim te bashkia. Dhe i thash a dëgjonit. Më tha po, akustika ishte shumë e mirë. Kjo tejkaloi çdo lloj parashikimi dhe kishte një specifik tjetër shumë pozitive, pra dominohej nga të rinjtë. Së dyti s’mund të kishte asnjë qëllim tjetër përveç Edi Ramës dhe unë në gjithë karrierën politike e shpall kundërshtarin për herë të parë në jetën time armik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit