Deputeti i PD-së Ervin Salianji përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas publikimit të draftit që përcakton dhënien me koncesion të Amfiteatrit të Durrësit.
Ai është shprehur se qeveria po i merr Shqipërisë gjithçka, po e plaçkit sikur çdo ditë të jetë e fundit.
“Qeveri që i merr Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka dhe e ndan si plaçkë me klientelën që bashkëndan pushtet dhe para!
Pas rrugëve, porteve, aeroporteve, shëndetësisë, mineraleve, bregdetit, çdo pasurie dhe burimi natyror që ka ky vend e kanë ndarë në pak duar, tani po përlajnë Butrintin, Pallatin Mbretëror dhe Amfiteatritn e Durrësit!
Qeveri që plaçkit me ritme sikur çdo ditë të jetë dita e fundit!”, shkruan Salianji.