-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy gabime, kush e mërziti kampionin? Presidenti te “5pyetjet.al”: Mori 175 mln lekë

Kryesoret

Dy gabimet e mia në karrierë! Besimi tepërt me personat e gabuar. Tolerimi më shumë seç duhet.. Së shpejti do të marrin përgjigjen e duhur”. Ky status i kampionit të botës në peshëngritje, Briken Calja ditën e djeshme ka shkaktuar zhurmë në federatë, ministri dhe komunitetin e sportit. Në media është aluduar se kampioni nuk ka marrë shpërblimin që i takon  me ligj nga shteti për pjesën e tre medaljeve që mori dhjetorin e kaluar.

Postimi dje nga Briken Calja

Por si qëndron e vërteta? “5pyetjet.al” kontaktoi burime pranë shtangistit, që pohuan se Calja ka marrë vetëm një pjesë të shpërblimit dhe pjesa tjetër ende nuk i ka kaluar. Justifikimi nga ministria është lidhur me çështje burokratike.

Për të mësuar më shumë për këtë “5pyetjet.al” iu drejtua presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili u shpreh se Calja deri tani ka marrë 175 milionë lekë të vjetra nga ministria e Arsimit dhe Sportit dhe 10 mln lekë (të vjetra) ende nuk i kanë kaluar, por janë në proces dhe shumë shpejt pritet që të mbyllet gjithçka.

Brikenin e dua si djalin tim. E kam të veçantë. Edhe pse ishte i dëmtuar në Europian, nuk e kam ndarë nga elita e peshëngritjes. Unë kam qenë në Lojërat Mesdhetare, jam kthyer dje pasdite.

Normalisht kam bërë një takim me Brikenin para se të nisesha. Mendohej të bënte një ndërhyrje në pjesën e qafës. Më pas ishim në Algjeri. Nëse do të bëhej operacion, shpenzimet do të ishin të federatës.

Shpërblimet? Lekët i kanë kaluar. Kemi pasur një ngërç me shpërblimet, se ministria i kalon në total, nuk i kishte specifikuar sipas sportistëve. Brikenit i kanë kaluar 175 mln lekë të vjetra, ka diku 10 mln për t’i kaluar. Shumë shpejt do i marrë.

Nuk përbën problem. Sportistët i duan pas ngjarjes, por ka disa rregulla. Ky ka qenë ngërçi që kemi ne. Dikush është i duruar, dikush më pak dhe dikush aspak, por federata ka pasur ngarkesë të jashtëzakonshme. Edhe këto duan kohën e tyre. E rëndësishme është që të gjitha lekët janë dhënë” tha ai.

Ministria e Arsimit ka publikuar urdhrat e pagesës për shpërblimin bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror por edhe atë evropian.

“Po lexoj sot në media një lajm të pavërtetë që gjoja qeveria sorollat kampionin Briken Çalja dhe nuk e ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje. Për informim të opinionit publik, po ju publikoj urdhërat e pagesës për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror por edhe atë evropian.

Aktualisht, MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje, nëpërmjet federatave sportive përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Pas kësaj, është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime të qeverisë në llogarinë personale të sportistëve.

I bëj thirrje të gjitha federatave që të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj sportistëve brenda afateve të caktuara. Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë pa u ndalur sportistët tanë elitarë dhe zhvillimin e sportit në tërësi“, shkruan ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit