Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se e ka të pamundur të ndalojnë sulmet ruse në Donbass.
Nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov është shprehur se po mbledhin një milion ushtarë të pajisur me armë perëndimore për të rimarrë territoret jugore të pushtuara nga Rusia.
“Ne e kuptojmë se është politikisht e nevojshme. Presidenti ka udhëzuar komandën e lartë për të zhvilluar planet, dhe shtabi i përgjithshëm do të komunikojë atë që nevojitet,” shpjegoi Reznikov.