Lirohen tre të rinjtë, administratori dhe dy punonjësit e një call center në Tiranë të arrestuar tre ditë më parë me akuzën e mashtrimit në bursa fiktive duke zhvatur qindra qytetarë të vendeve të ndryshme në BE.
Enrik Shehi 29 vjeç (administratori), Armend Haxhiu 26 vjeç dhe Igli Isufaj 20 vjeç fituan lirinë me kusht për t’u paraqitur pranë autoriteteve.
Nga operacioni u sekuestruan edhe 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.