-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Luks” dhe për fëmijët, makina e vogël që kushton 950 euro

Kryesoret

Përveç veshjeve dhe aksesorëve, Yves Saint Laurent ka lançuar një sërë produktesh luksoze si dërrasat e sërfit, kubat e Rubikut me logon e kompanisë, pajisjet e skive, prezervativët etj. Në fillim të muajit prill, kompania bëri një tjetër shtesë në koleksion, duke nxjerrë në treg një makinë mini, e cila është e destinuar për lojëra fëmijësh me një çmim prej 950 euro.

Arsyeja për Baghera Rider, i cili u krijua si pjesë e koleksionit Rive Droitte dhe është një “përmirësim” i versioneve plastike të makinave për fëmijë në treg.

Është një konstruksion mjaft i fortë tërësisht metalik, ndërsa timoni dhe pjesët përbërëse të mjetit të vogël janë të punuara në mënyrë unike, si vepra arti. Përmasat e tij janë 90 x 38 x 41 cm.

Makina e vogël është krijuar në bashkëpunim me Baghera dhe vjen në vetëm një ngjyrë: rozë çamçakëzi . Sedilja dhe timoni, megjithatë, mbajnë modelin e zebrës.

Ky është një shtesë unike për koleksionin Rive Droitte, i cili ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen e koleksionistëve për shkak të pamjes së tij të veçantë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit