Policia rrugore ka bërë apel për drejtuesit e mjeteve për mbajtjen e rripit të sigurimit, si dhe mos përdorimin e sistemit të fiksimit për fëmijët.
Pas lumit të gjobave në akset kryesore për shkak të shpejtësisë, apo konstatimeve të shoferëve të cilët parakalonin te vijat e bardha, rripi i sigurimit po bëhet një tjetër shkak për sigurinë e shoferëve.
“Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj,” ka njoftuar policia.