Kampioni i botës në peshëngritje, Briken Calja ka nisur betejën me federatën dhe konkretisht drejtuesin e saj, Elez Gjoza për shpërblimet e tre medaljeve që solli në Shqipëri fundvitin e kaluar. Ai shkruan se ministria e Arsimit dhe Sportit e ka bërë detyrën e saj, por federata që drejton Elez Gjoza jo duke e akuzuar për hipokrizi dhe gënjeshtar.
“Sqarim per opinionin publik ne lidhje me situaten e krijuar:
Se pari, postimi i i bere dje ne profilin tim nuk ka lidhje me shperblimet financiare te medaljeve te fundit. Per cdo postim ne profilin tim mbaj pergjegjesi morale prandaj eshte udhes te sqaroj konkretisht disa situatat dhe mos ti lihet vend keqintepretimeve.
Se dyti, meqe kartat per temen e shperblimeve u hapen mbi tryeze doja te sqaroja dhe te vija pikat mbi “i” per disa gjera.
Ne lidhje me qeverine dhe Ministrine konkretisht i jam vertet mirenjohes per Ligjin e ndryshuar te Sportit dhe per procedurat korrekte ne lidhje me shperblimet e sportistave per medaljet e fituara. Ministria e ka bere punen e vete per kete teme dhe korrektesia e treguar nga ana e saj meriton vec se duartrokitje.
Ne lidhje me Federaten e Peshengritjes, doja thjesht te shprehja keqardhje per genjeshtrat dhe hipokrizite e vazhdueshme ne lidhje me kete teme. Nese ne llogarine e Brikenit ka ardhur shperblimi i plote i medaljeve sic Federata pretendon kjo eshte lehtesisht e verifikueshme.
Ne llogarine e Brikenit ka kaluar vetem urdhri i pare i Ministrise, sic dhe une kam rene personalisht dakord per ndarjen e shperblimit ne pjese. Cdo transaksion bankar eshte lehtesisht i verifikueshem ne sistemet bankare dhe ne Thesarin e shtetit, keshtu qe ti leme menjane hipokrizite dhe genjeshtrat por ti japim drejtim punes sic duhet.
Mbaj pergjegjesi morale e ndoshta edhe me teper per fjalite e fundit ne lidhje me Federaten e Peshengritjes dhe procedurat e shperblimit financiar!
Doja thjesht tju falenderoja per perkrahjen dhe shihemi se shpejti ne garat e ardhshme” shkruan Brikeni.
Paraditen e sotme në një prononcim për “5pyetjet.al”, Elez Gjoza sqaroi se sipas tij Calja ka marrë 175 milionë lekë dhe pjesë tjetër 10 milionë do të kalojnë në llogarinë e shtangistit shumë shpejt.
“Brikenin e dua si djalin tim. E kam të veçantë. Edhe pse ishte i dëmtuar në Europian, nuk e kam ndarë nga elita e peshëngritjes. Unë kam qenë në Lojërat Mesdhetare, jam kthyer dje pasdite.
Normalisht kam bërë një takim me Brikenin para se të nisesha. Mendohej të bënte një ndërhyrje në pjesën e qafës. Më pas ishim në Algjeri. Nëse do të bëhej operacion, shpenzimet do të ishin të federatës.
Shpërblimet? Lekët i kanë kaluar. Kemi pasur një ngërç me shpërblimet, se ministria i kalon në total, nuk i kishte specifikuar sipas sportistëve. Brikenit i kanë kaluar 175 mln lekë të vjetra, ka diku 10 mln për t’i kaluar. Shumë shpejt do i marrë.
Nuk përbën problem. Sportistët i duan pas ngjarjes, por ka disa rregulla. Ky ka qenë ngërçi që kemi ne. Dikush është i duruar, dikush më pak dhe dikush aspak, por federata ka pasur ngarkesë të jashtëzakonshme. Edhe këto duan kohën e tyre. E rëndësishme është që të gjitha lekët janë dhënë” tha ai.