Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Rreth orës, 18:30, në fshatin Drithas, Llakatund ka shpërthyer një bombul gazi.
Deri më tani raportohen vetëm dëme materiale.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llakatund, në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.