Euro po vazhdon të bjerë kundrejt dollarit amerikan. Prej më shumë se 4 muajsh rënie euro po barazohet me dollari, më saktë ata i ndan vetëm një gjysmë centi.
Euro ka zbritur në 118.47 lekë, me një rënie prej 0.46 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke vendosur një tjetër rekord minimal historik në tregun e brendshëm, që prej daljes në treg të monedhës së përbashkët.
Në dy javët e fundit monedha e përbashkët ka humbur 1.74 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Në të kundërt, dollari u rrit ditën e sotme, me 0.38 lekë, duke u këmbyer me 115.78 lekë.
Kjo ka ardhur si pasojë e frikës nga recesioni, nga inflaconi i lartë dhe pasiguria për furnizimet me energji elektrike si pasojë e luftës në Ukrainë, kanë tronditur valutën e Bashkimit Evropian.