Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia u bën thirrje të gjithë avokatëve të Shqipërisë që ditën e enjte në orën 11:00 të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet përpara KLGJ-së, te Poli i Drejtësisë kundër hartës së re gjyqësore.
Në javën e katërt të bojkotit, qeveria i ka injoruar kërkesat e tyre. Nesër në komisionin e Ligjeve do të zhvillohet seanca ku deputetët do të pyesin dhe dëgjojnë KLGJ-në mbi arsyet dhe kriteret që shkrinë 18 gjykata në vend dhe mbi të gjitha duke lënë vetëm një Apel për të gjithë Shqipërinë në Tiranë.