Pas ngjarje të fundit të ndodhura në SHBA, ku me dhjetëra njerëz u plagosën në Ditën e Pavarësisë, presidenti Joe Biden ka marr një vendim për ndalimin e armëve.
“Unë jam i vendosur t’i ndaloj përsëri këto armë,” tha Biden në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë nuk do të ndalem derisa ta bëjmë këtë”, shtoi ai.
Më 25 qershor presidenti amerikan shndërroi në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe federale në tri dekadat e fundit, disa ditë pasi Gjykata Supreme ka zgjeroi ë drejtat për armët.
Vetëm në vitin 2020 kanë vdekur mbi 45,000 amerikanë nga armët, qofshin duke u vrarë apo vetëvrarë.
Ky ka qenë viti me shifrën më të lartë të viktimave të tilla, i regjistruar në historinë amerikane.