Vlera e projekteve kineze në 16 vende europiane i kalon 27 miliardë euro. Më shumë se gjysma e tyre janë realizuar në 5 vende të Ballkanit Perëndimor. Por Shqipëria dhe Kosova, janë vendet që kanë “thithur” më pak investime nga të gjithë vendet e tjera të rajonit.
Në Bosnje janë 29 projekte kineze me vlerë mbi 5 mld euro.
Në Serbi në dekadën e fundit janë 61 projekte prej 18.7 mld eurosh.
Në Mal të Zi janë investuar më shumë se 1 mld euro.
Në Shqipëri, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, ku investimet kineze kanë rënë në 5 vitet e fundit.
Në Kosovë, gjatë dekadës së fundit, Kina ka investuar 300 mijë euro në patundshmëri.
Në Maqedoninë e Veriut janë 15 projekte me vlerë 654 mln euro.