Presidenti Ilir Meta po bëhet gati për të dalë në shesh betejë, pasi edhe më pak se dy javë i kanë mbetur nga dorëzimi i detyrës së kreut të shtetit.
Në një postim në Facebook, Meta referuar skandalit të inceneratorëve, thotë se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë.
Zgjidhja për ish-kreun e LSI-së është e qartë; “lufta e hapur. Koha nuk pret”.
“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë.
Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.
Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më” shkruan ai.
Në datë 24 korrik Ilir Meta i lë vendin në krye të shtetit Presidentit të zgjedhur Bajram Begaj.