-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmet i fuqishëm në Ishullin e Pashkëve

Kryesoret

Një tërmet tepër i fuqishëm i magnitudës 6.6 i shkallës Rihter, ka goditus zonën në afërsi të Ishullit të Pashkëve, e cila është pjesë integrale e rajonit të njohur si Polinezia franceze, në Oqeanin Paqësor.

Momentalisht nuk raportohet për rrezik nga një cunami i mundshëm, por situata po monitorohet nga afër.

Sizma ka pasur edhe disa pasgoditje të tjera të lehta, minuta pas goditjes së parë, më të fuqishme.

Shteti më i afërt me zonën në terma kontinentalë, është Kili në Amerikën e Jugut, me një largësi thuajse 700 kilomtera nga epiqendra.

Thellësia e tërmetit ka qenë në 10 kilometra, gjë e cila fatmirësisht limiton edhe efektet në shelfin fundor detar, i cili rrezikon më pas të shkaktojë cunami të fuqishëm.

I gjithë rripi i Polinezisë franceze njihet për intensitet të lartë sizmik, pasi ndodhet në një prej pllakave tektonike më aktive në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit