Në Britaninë e Madhe një seri vdekjesh të studentëve në rrethana misterioze ka ndodhur në universitetin e famshëm të Kembrixhit, e cila ka bërë që autoritete e institucionit arsimor dhe shërbimet e britanike të nisin një hetim zyrtar për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjeve të të rinjve.
Sipas medieve të huaja rasti i fundit kishte të bënte me vetëvrasje. Zëdhënësi i universitetit të Kembrixhit, Matthew Norton ka deklaruar se prej marsit të këtij viti, 5 studentë kanë ndërruar jetë.
“Është shumë e dhimbshme për të gjithë universitetin. Kemi pesë vdekje studentësh që nga marsi, është tragjike”, tha profesori dhe ekzekutivi i institucionit arsimor, Graham Virgo.
Sipas New York Times, ekspertët argumentojnë se vetëvrasja mund të jetë shkaku i vdekjeve misterioze të studentëve. Në Britani, mësuesit në të gjithë vendin kanë raportuar se që nga fillimi i pandemisë, studentët nuk kanë ndjekur mësimet rregullisht.
Por shqetësimet për mirëqenien emocionale të studentëve i paraprijnë Covid-19. Një studim i publikuar në qershor, bazuar në një anketë me 350 mijë studentë në gati 400 kampuse, zbuloi se shëndeti mendor i studentëve të kolegjit në Britani ka qenë në rënie që nga viti 2013.