Një aksion i madh i zhvilluar nga policia e Antimafias italiane ka përfunduar me zbulimin e një sasie të madhe parash në oborret e shtëpive të anëtarëve të “Ndranghetas”.
Mësohet se paratë janë gjetur në kopshtin e disa prej shtëpive të bosëve të mëdhenj të këtij rrjeti mafioz.
Paratë ishin të paketuar dhe të vendosura brenda kazanëve që ishin të pajisur mirë për të mos futur ujë brenda.
Paratë që u gjendën sipas sipas hetuesve mendohen të jenë të bosit 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës.
Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme.