-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Veselit: Gjykimi mund të zgjasë 5 deri në 7 vite

Kryesoret

Benedict Emmerson, avokati i ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi se Zyra e Prokurorisë po e zvarrit procesin gjyqësor.

Sipas tij, nëse vazhdon procesi me këtë ritëm, do të zgjasë deri në 5 vite.

“Në konferencën mbi ecurinë e çështjes na u tha se Prokuroria ka ulur numrin e orëve të trajtimit të çështjeve , ndërsa tani thotë se nuk ka hequr asnjë dëshmitar nga lista. Nëse numri i orëve është hequr, atëherë është zvogëluar edhe numri i dëshmitarëve. Neve nuk na është thënë kjo”, deklaroi ai.

Sipas avokatit të Veselit, 107 dëshmitarët e parë apo 30 përqindëshi i atyre që do të dëshmojnë, duhet të dihen paraprakisht, në mënyrë që mbrojtja të përgatitet.

Ndërsa, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, Gregory Kehoe, ka thënë se kanë ndërmend që t’ia dorëzojnë Prokurorisë disa dosje për krimet që kanë kryer serbët në Kosovë, e që sipas tij, janë të shumta.

“Kemi ndërmend t’ia dorëzojmë prokurorisë disa dosje për krimet që kanë kryer serbët në Kosovë, e që janë të shumta. Mbase Prokuroria do të merret edhe me ato”, ka thënë Kehoe në konferencë pranë Dhomave të Specializuara.

Në fillim të seancës, gjyqtari Nicolas Giju i ka kërkuar Prokurorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Jack Smith, që mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe të tjerëve të ju dorëzohen materialet shfajësuese që kanë të bëjnë me rastin e tyre.

“A i ka kryer apo nuk i ka kryer prokuroria kërkimin e materialeve shfajësuese” ishte pyetja edhe e mbrojtjes edhe gjykatësit.

Prokurori tha se çdo kërkim i shënjestruar i materialeve shfajësuese që e kanë përfunduar, ka rezultuar në nën-kërkime tjera, andaj edhe nuk mund t’i deklarojnë kërkimet si të përfunduara.

Ndryshe, gjyqtari ka propozuar datën 8 shtator në ora 13:30 për konferencën e radhës, e cila u miratuar edhe nga palët tjera

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit