-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E dini ç’bëjnë çiftet e lumtura pas një sherri?

Kryesoret

  1. Secili merr përsipër pjesën e tij të fajit

Çiftet e lumtur pas një sherri nuk vazhdojnë të bëjnë me faj njëri-tjetrin, por marrin secili përsipër pjesën e tij. Janë të vetëdijshëm që pjesërisht gabimi ishte i tyri dhe nuk e kërkojnë tek partneri përballë. Janë mjaftueshëm të rritur dhe të matur për ta pranuar me seriozitet ç’ndodhi.

  1. Kërkojnë falje dhe e ndjejnë realisht

Nuk thonë “më fal” sa për të kaluar radhën, por zgjedhin të jenë prezent për të respektuar veten, palën tjetër dhe raportin. Të thuash më fal është e vështirë për shumë njerëz, por ndonjëherë është gjithçka duhet nëse kërkohet në mënyrë të sinqertë.

  1. Ecin para edhe pse konflikti s’është plotësisht i përfunduar

Të gjithë konfliktohen dhe debatojnë, por ata më të lumturit e vazhdojnë bashkë pjesën tjetër të ditës edhe pas zënkës. Nuk mbajnë mëri dhe inat për një kohë të gjatë. Kështu retë e zeza të mendimeve nuk zënë pjesën më të madhe të kohës së tyre. Fokusohen tek vazhdimësia.

  1. Përpiqen të mësojnë diçka të re nga çdo mosmarrëveshje

Në lidhjet e shëndetshme, shumica e debateve vjen si pasojë e keqkuptimeve, prandaj çdo konflikt është një mundësi e mirë për të kuptuar partnerin tuaj dhe për të folur me ta sa më hapur.

5.Të dy bëjnë nga një përpjekje për ta zgjidhur dhe për t’u pajtuar

E dimë sa stresuese janë sherret, por nëse ju të dy tregoni se po përpiqeni t’i jepni fund dhe të rregulloni gjërat mes jush- zënka do të harrohet më shpejt nga ç’e mendoni. Më mirë se të rrini të inatosur, flisni dhe kujtojini vetes që jeni skuadër. Një përqafim i ngrohtë, mund të shuajë çdo mërzi!

  1. Nuk kanë më inate apo ndjesi të akumuluara nëse sherri është mbyllur

Kur pajtohen çiftet e lumtura e lënë zënkën të shkojë dhe nuk ngecin tek fjalët që u thanë apo tek argumentet e bëra. Që do të thotë- bisedat në vazhdim nuk kanë komente pasivo-agresive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit